Këshilli Shtetëror i Cilësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim vlerësoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për shumë programe të studimeve, edhe nga Universiteti i Prishtinës. Këshilli e vlerësoi dhe votoi pozitivisht raportin ekspertëve ndërkombëtarë për programin e doktoratës në Inxhinierinë Elektrike dhe Kompjuterike, të ofruar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Në raportin e tyre, ekspertët ndërkombëtarë kanë vlerësuar se Raporti Vetëvlerësimit (RVV) për programin i doktoratës në Inxhinierinë Elektrike dhe Kompjuterike plotëson standardet e vendosura nga AKA-ja, të gjitha 36 standardet bazë dhe mbi 12 standarde shtesë, dhe kështu sipas rekomandimit të ekspertëve programi i përpiluar (RVV) nga profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është në pajtueshmëri të plotë (fully compliant) sipas standardeve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe mori akreditimin 5 vjeçar!
Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në veçanti mbesin të përkushtuar në implementimin e misionit të tyre, zhvillimit të arsimit akademik dhe kërkimet shkencore në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Konkursi i pranimit të studentëve në këtë program do të hapet në fillim të tetorit.