FIEK organizon vizitë studimore në Universitetin Politeknik të Tiranës

31 Gusht 2023
SHARE

Stafi Akademik dhe Administrativ i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në datat 28-30 Shtator2023organizuan vizitë studimore në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjatë kësaj vizite në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike(FIE) dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit (FTI) u pritën nga menaxhmentet e fakulteteve përkatëse mebashkëpunëtorë. 

Në të dy  takimet u diskutuan mundësitë e shumta të bashkëpunimit të cilat në fokus të kenë:

• Monitorimet e përbashkëta në studimet e doktoratave (PhD),

• Pjesëmarrjen në komisione të vlerësimit dhe mbrojtje të temave PhD dhe Master,

• Mobilitete të studentëve dhe mësimdhënësve,

• Aplikimin e përbashkët në projekte profesionale, ngritje të kapaciteteve dhe projekte shkencore,

• Shfrytëzimi i laboratorëve të përbashkëta për hulumtime shkencore dhe studime të doktoratës.

• Bashkëpunim në bashkautorësi të punimeve shkencore.

Së shpejti këto dhe pika tjera të bashkëpunimit do të konkretizohen nëpërmjet Marrëveshjeve të Bashkëpunimit që do të nënshkruhen brenda vitit 2023.