Me dt. 13.12.2023 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e FIEK-ut, për të ndarë me ta rrugëtimin e tij 30-vjeçar si biznesmen.
Ai u tha studentëve të marrin formimin e duhur akademik që do t’i ndihmojë për të vënë në jetë idetë e tyre.
“Profilet që studioni në FIEK po bëhen më të kërkuarat në botë në epokën e inteligjencës artificiale dhe ju duhet ta kuptoni mundësinë e madhe që po ju jepet për t’u bërë sipërmarrësit dhe shpikësit e të nesërmes” i këshilloi ai studentët.