Të shtunën në hollin e fakulteteve teknike u organizua, për herë të tretë radhazi, gara ndërkombëtare “International Cybersecurity Exercise 2024” ne bashkeorganizim me Iowa State University (USA), Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Garden e Kombëtare nga Iowa (USA).
Në një konkurrencë prej 31 ekipeve, prej të cilave 19 ekipe nga Iowa, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (UP) u përfaqësua 3 ekipe, 2 ekipe nga RIT, 1 ekip nga Universum, 1 ekip nga Cacttus Education, 1 ekip nga Universiteti i Prizrenit, 1 ekip nga Universiteti i Gjilanit dhe 1 ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këtë vit për herë të parë kanë marr pjese edhe 1 ekipi nga Universiteti i Tiranës dhe 1 ekip nga Universiteti i Europës Juglindore nga Tetova, duke i dhënë ngjarjes edhe karakter regjional.
Vendi i parë Iowa, i dyti FIEK, i treti Iowa, i katërti FIEK me bënë neve stafit të FIEK sa krenar aq edhe të lumtur për rezultatin e studentëve tanë.
Vendi i dytë i takoi studenteve nga FIEK, ekipit me nofkën “Xixellonjat” i përbërë nga: Malsor Abdyli, Rinesa Hoxha, Lorik Morina, Blendi Zeqiri, Elsa Krasniqi dhe Lirak Xhelili. Ndërsa vendin e katertë e fituan ekipi tjetër i fakultetit tonë, të njohur me nofkën “CybreElectric”, i përbërë nga Roni Kukaj, Florian Saqipi, Lorena Mekaj, Dea Rexha, Endrit Gjokaj, Verona Kabashi dhe Vera Llugiqi. Ekipi i tretë i fakultetit tonë, me nofkën “TheDefenders”, i përberë nga Alba Thaqi, Endri Binaku, Eljon Shala, Fisnik Hazrolli, Dafina Balaj, Desara Qerimi dhe Blert Osmani u rendit i 12 në renditjen e përgjithshme, por ky ekipi u dallua na të gjitha ekipet me raportimet (shkrimin teknik) profesionale, më të mira.
Ky rezultat është falë punës dhe përkushtimit të përbashkët.
Urime të gjithë studentëve!
Menaxhmenti i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.