Sot me datë 30.09.2024, me rsatin e përfundimit të mandatit të parë të Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), prezentoj “Raportin e punës dhe përmbushjes së detyrave të Dekanit për periudhën katër vjeçare 1 tetor 2020 – 30 shtator 2024” para Këshillit të fakultetit.
Menaxhmenti i FIEK-ut për gjatë këtyre katër viteve ka qenë i përkushtuar të punojë me nderë, përkushtim, seriozitet, profesionalizim dhe pa anime për secilin nga stafi dhe studentët, duke zbatuar Statutin e Universitetit dhe legjislacionin për arsimin e lartë.
Për përmbushjen e objektivave dhe planit të punës dhe aktiviteteve, Dekani Shabani falenderoj:
· Ekipin e ngushtë të menaxhmentit të fakultetit, të përbërë nga prodekanët,
· Stafin akademik dhe administrative të fakultetit,
· Menaxhmentin e UP-së,
· Senatin e UP-së,
· Këshillin Drejtues të UP-së,
· Trupën këshillëdhënse të FIEK-ut,
· Adminsitratën e UP-së,
· Universitetet partnere ndërkombëtare dhe
· Donatorët vendor dhe ndërkombëtarë.