Me sukses u përmbyll punëtoria dyditore e organizuar nga stafi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Universiteti i Prishtinës, me titull “REFORMA E FIEK 2030”. Duke ndjekur konceptin tonë të reformës, “Inxhinieria Elektrike dhe Kompjuterike e fokusuar dhe e përqendruar te studentët”, stafi i FIEK-UP po kontribuon në avancimin e mësimdhënies moderne, zhvillimin e shkencës dhe hulumtimeve shkencore, fuqizimin e ndërkombëtarizimit dhe ngritjen e cilësisë, me studentët në qendër dhe me ndikim në shoqëri.