Trupa këshilldhënëse

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,  është një organ këshillues i themeluar për të mbështetur zhvillimin akademik dhe profesional të programeve të studimit të këtij fakulteti. Ajo shërben si një urë lidhëse ndërmjet arsimit të lartë, tregut të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore në fushat e inxhinierisë dhe teknologjisë, duke ofruar ide, rekomandime dhe ekspertizë të jashtme për standardet akademike dhe profesionalizmin e programeve

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit Fakultetit Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike përbëhet nga:

  • përfaqësues të stafit akademik të njësisë,
  • përfaqësues të institucioneve publike,
  • përfaqësues të sektorit privat dhe industrisë,
  • profesionistë dhe ekspertë të fushës përkatëse,
  • përfaqësues të studentëve dhe alumnive

Përbërja e TK-së të FIEK-ut siguron balancë ndërmjet ekspertizës akademike dhe përvojës praktike.

Prof. Dr. Isak Shabani
Dekan i Fakultetit Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Mirësevini në seksionin e Trupës Këshillëdhënëse të FIEK-ut. Trupa Këshillëdhënëse sjell ekspertizë të jashtme profesionale dhe akademike që fuqizon zhvillimin e programeve tona të studimit dhe përshtatjen e tyre me nevojat reale të tregut të punës. Falënderoj të gjithë anëtarët për kontributin e tyre dhe riafirmoj angazhimin e institucionit për bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat dhe publik në fushat e inxhinierisë dhe teknologjisë.

Misioni

Misioni i Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është të mbështesë njësinë akademike në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimit të programeve dhe punësimit të studentëve, duke sjellë këshilla profesionale e akademike të bazuara në përvojë dhe ekspertizë nga fusha të ndryshme të industrisë, akademisë dhe sektorit publik.

Roli dhe Funksioni

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka rol këshillues dhe rekomandues, duke kontribuar në:

  • zhvillimin dhe rishikimin e programeve të studimit,
  • harmonizimin e kurrikulave me nevojat e tregut të punës,
  • identifikimin e trendeve të reja akademike dhe profesionale,
  • përmirësimin e përgatitjes profesionale të studentëve,
  • forcimin e bashkëpunimit me sektorin publik dhe privat.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Detyrat kryesore të Trupës Këshillëdhënëse të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike përfshijnë:

  • dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e programeve të studimit,
  • këshillimin lidhur me kompetencat profesionale të kërkuara në tregun e punës,
  • mbështetjen e iniciativave për praktikë profesionale dhe punësueshmëri,
  • kontributin në zhvillimin e politikave dhe mekanizmave të karrierës,
  • ofrimin e ekspertizës në procese të akreditimit dhe vetëvlerësimit.

Funksionimi

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike mblidhet periodikisht, zakonisht një deri në dy herë në vit, ose sipas nevojës së njësisë akademike. Takimet organizohen në bashkëpunim me menaxhmentin e njësisë dhe shërbejnë për diskutim dhe dhënie rekomandimesh konkrete.

Kontributi në Zhvillimin e Njësisë Akademike

Përmes angazhimit të tyre, Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike kontribuon në:

  • rritjen e cilësisë akademike,
  • rritjen e punësueshmërisë së të diplomuarve,
  • forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit dhe tregut të punës,
  • avancimin e profilit institucional të njësisë akademike.

 Anëtarët e Trupës Këshillëdhënëse

Vjollca Çavolli STIK [email protected]
Dorina Grezda ICK [email protected]
Sadri Berisha Telekomi  [email protected]
Flamur  Gosalci 3CIS [email protected]
Dijon Vula Solaborate [email protected]
Qëndrim Mehmeti Automatics-KS [email protected]
Zanfina Kabashi SunVolta [email protected]
Lutfi Gashi Electra [email protected]
Bekim Kasumi SHPIK [email protected]
Arian  Zeka Oda Ekonomike Amerikane  [email protected]
Nora Hasani CircleX [email protected]
Safete Orana Kostt [email protected]
Fatbardh  Dragusha  IPKO [email protected]


Bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim të Karrierës

Trupa Këshillëdhënëse e Fakultetit Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike  bashkëpunon ngushtë me Qendrën për Zhvillim të Karrierës (QZHK) të Universitetit të Prishtinës në:

  • identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe kompetencave profesionale,
  • zhvillimin e praktikave profesionale dhe mundësive të punësimit për studentët dhe të diplomuarit,
  • përfshirjen e punëdhënësve në aktivitete të orientimit dhe këshillimit në karrierë,
  • mbështetjen e iniciativave për punësueshmëri dhe tranzicion nga studimet në tregun e punës.

Ky bashkëpunim synon krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm të karrierës brenda njësive akademike.

Dokumente Zyrtare

  • Vendimi për themelimin e Trupës Këshillëdhënëse
  • Rregullorja e funksionimit - link (kliko)
  • Agjenda e takimeve dhe Raporte përmbledhëse 
  • Rekomandime

 

Rregullore per Trupa Keshilldhenese
Publikuar me: 23/04/2023 Shkarko