Prof. Dr. Isak Shabani rizgjidhet edhe për një mandat katër vjeçar Dekan i FIEK-ut

23 Prill 2024
SHARE

Sot me datë 23.04.2024 Këshilli i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si organi më i lartë i Fakultetit, rizgjodhi me shumicë të votave për Dekan Prof. Dr. Isak Shabani edhe për një mandat të ri katër vjeçar.

Në një fjalë rasti Dekani Prof. Shabani falënderoj anëtarë e Këshillit të Fakultetit për besimin e dhënë edhe për një mandat, ku potencoi se besimi i juaj më bënë që të jem edhe më shumë i përkushtuar për studentët, stafin dhe partnerët tanë me qëllim të ngritjes së cilësisë së fakultetit.Do të punojmë me nderë, përkushtim, seriozitet, profesionalizëm për secilin nga stafi dhe studentët, duke zbatuar statutin e Universitetit dhe legjislacionin për arsimin e lartë.

Plani i Dekanit Prof. Shabani për 4 vitet e ardhshme mbështetet në katër shtylla kryesore: 

• Avancime në Mësimdhënie, 

• Krijim i grupeve kërkimore-shkencore, 

• Monitorim i vazhdueshëm i cilësisë dhe 

• Internacionalizimi i fakultetit.

 

Menaxhmenti i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.