Mbajtja e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet baçelor për vitin akademik 2024/2025 në FIEK

19 Korrik 2024
SHARE

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës "Hsan Prishtina" (FIEK), sot me datë 19 korrik 2024 u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet baçelor për vitin akademik 2024/2025. Organizimi i provimit pranues ka shkuar sipas planifikimimeve, ku provimit pranues i janë nënshtruar 609 kandidatë për 510 vende të parapara. Menaxhmenti i FIEK-ut i uron suksese kandidatëve që kanë aplikuar për të u bërë pjesë e katër programeve më bashkohore të studimeve në fushat e inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.