Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot me 27.10.2022 morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prof. Dr. Skënder Ahmetaj.
Profesor Skënderi ka dhënë një kontribut të çmuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” si mësimdhënës i Fizikës për shumë vite, pastaj si prodekan në FSHMN dhe FIEK.
Që nga dita e parë e punës në Universitetin e Prishtinës u dallua për profesionalizëm dhe për vullnet të pashoq, shumë i respektuar nga studentët dhe i gjithë stafi akademik.
Në cilësinë e Dekanit të FIEK-ut, në emër të menaxhmentit, profesorëve, asistentëve, stafit të administratës dhe studentëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të profesorit.
Profesor, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!