Aplikimi i Uebit Semantik në Arkitekturë: BIM me Knowledge Graphs

13 Maj 2023
SHARE

 

Ligjeratë nga Diellza Elshani (PhD cand.), e ftuar nga Prof.Lule Ahmedi, në kuadër të lëndës "Uebi semantik", ne studimet master.

Për t’i shmangur revizionet e shtrenjta gjatë ndërtimit, është e rëndësishme që të dhënat, kufizimet dhe rregullat nga çdo disiplinë e përfshirë në projekt, si arkitektura, ndërtimtaria, akustika etj., të jenë të integruara që nga fazat e hershme të projektimit. Uebi Semantik është një nga metodologjitë më premtuese për integrimin e të dhënave dhe ka zbatim edhe në fushën e arkitekturës, sepse mundëson validimin dhe identifikimin e kufizimeve të dizajnit që burojnë nga disiplinat tjera. Në industrinë e ndërtimit, përshkrimi dhe shkëmbimi i të dhënave përfshin Building Information Modelling (BIM), skemën Industry Foundation Classes (IFC), frameworke për interoperabilitet si dhe Uebin Semantik. Kombinimi i softuerëve  të arkitekturës dhe ndërtimtarisë me standardet e Uebit Semantik mund të përmirësojë jo vetëm interoperabilitetin e të dhënave, por gjithashtu mund të ndihmojë në vendimmarrje përmes arsyetimeve logjike.

Në këtë ligjëratë do të mësoni për:
• Skema dhe frameworke për interoperabilitet në industrinë e ndërtimit,
• Përparësitë e përdorimit të Uebit Semantik për t’i përshkruar dhe shkëmbyer të dhënat në industrinë e ndërtimit,
• Aplikimin e BIM me Knowledge Graphs brenda softuerëve të industrisë së ndërtimit, si dhe
• Institute dhe kompani ndërkombëtare që e përdorin Uebin Semantik për të modeluar të dhënat e ndërtesave.

Ligjërata mbahet me 31Maj 2023 në ora 17:00-18:00 (45 minuta ligjërata + 15 minuta Q&A) , në FIEK - salla 745.