📣 NJOFTIM: Sesion informues nga "Global Engineer Girls Kosovo" (GEG) / Datë: 7 Shkurt 2024, e mërkurë / Ora: 11:45 – 12:45 / Vendi: Amfiteatri 411, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Ju njoftojmë se Dekanati i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës, në bashkëpunim me "Global Engineer Girls Kosovo" (GEG) do të organizojnë një sesion informues me studentet e Fakulteteve: Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike(Departamenti: Inxhinieri Kompjuterike dhe Software, Inxhinieri Energjetike, Programi i Elektronikës, Programi-Moduli i Telekomunikacionit: rrjetet kompjuterike, Automatizimi i Kompjuterizuar dhe Robotika, Automatizimi i programit, Sistemet e Energjisë), Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit(Departamenti: Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknika e Gjeodezisë, Inxhinieri e Mjedisit), dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (Departamenti: Mekatronika, Trafiku dhe Transporti, Termoenergjia dhe Energjia e Rinovueshme, Inxhinieri projektimi dhe automjete, Inxhinieri Industriale dhe Menaxhimi, Prodhimi dhe Automatizimi, Ndërtimi dhe Mekanizmi, Termoenergjetika dhe termoteknika, Ndërtimi dhe Projektimi).
Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentet - aplikueset, të përfitojnë më shumë njohuri rreth Global Engineer Girls Kosovo, https://kosovo.globalengineergirls.com/homepage një nismë ndërkombëtare që inkurajon vajzat dhe gratë të eksplorojnë karrierën në STEM me fokus në inxhinieri. Nëpërmjet përpjekjeve të ndryshme, ajo i hap dyert vajzave dhe grave për një të ardhme të suksesshme dhe të vetë-mjaftueshme. Global Engineer Girls Kosovo ju ofron vajzave dhe grave bursa, trajnime , mentorim, praktike dhe mundesi karriere.
Pikat e prezantimit:
1. Çka është Global Engineer Girls ?
2. Kush mund të përfitoj nga kjo iniciative?
3. Procesi i rekrutimit ?
Prezantues:
Z . Bujar Gashi nga "Global Engineer Girls" (GEG)
Për të marrë pjesë në këtë sesion informues, ky është linku https://docs.google.com/forms/d/1fmUgDquyr3TOFaKe5-br6n68tNtDaEeydlcNrWzG22w/edit ku mund të regjistroheni.
Aktiviteti organizohet më:
Datë: 7 Shkurt 2024, e mërkurë
Ora: 11:45 – 12:45
Vendi: Amfiteatri 411, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike