Vlerësim maksimal ("Very Good") nga Agjencia European Education and Culture Executive Agency (EACEA) për projektin "INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western BAlkans" (INTERBA) , në të cilin projekt Universiteti i Prishtinës ishte Partner, ndërsa koordinator i projektit nga UP ishte Prof. Dr. Isak Shabani.
Projekti kishte si synim forcimin e ndërkombëtarizimit në Ballkanin Perëndimor, ndërkulturor dhe global nëpërmjet zbatimit të konceptit Internalization at Home (IAH) në IAL-të partnere të konsortiumit, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe për të dhënë një kontribut kuptimplotë në shoqëri.
Në vlerësimin e bërë, ndër të tjera nënvizohej që "Projekti është menaxhuar mirë me një shpërndarje të përshtatshme të detyrave ndërmjet partnerëve. Konsorciumi i udhëhequr nga Univetditeti i Tiranës (UT) ka krijuar një bashkëpunim të mirë midis të gjithë partnerëve, duke ndërthurur aftësitë dhe ekspertizën e IAL-ve të BE-së me nevojat specifike të IAL-ve në Ballkanin Perëndimor.
Agjencia mirëpret ndikimin e mundshëm afatgjatë të partneriteteve strategjike me partnerët e industrisë të krijuara që mbështesin objektivat e ndërkombëtarizimit”.
Për më shumë informacion: https://interbaproject.com/
Projekti u zhvillua gjatë periudhën Nëntor 2019 - Nëntor 2023.