KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ

10 Korrik 2023
SHARE

Të dashur maturantë,

Me kënaqësi, ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore, për vitin akademik 2023/2024.

Gjithsej 4192 studentë të rregullt planifikohet të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursit.

Për të gjithë të interesuarit, UP-ja numëron qindra programe studimore në 14 fakultete, për t’u bërë pjesë e të cilave mund të aplikoni deri më 18 korrik 2023.

  • Për konkursin e plotë klikoni KËTU(update11.07.23)

Aplikimi online per studentet e ri do te behet në: https://apliko.uni-pr.edu/ , prej datës 11.7.2023 deri më datë 18.7.2023 në orën 16.00

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim fizik është si në vijim:

a) Ekstrakti i lindjes (origjinal) jo më i vjetër se 6 muaj;

b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinale, dublikatë ose të noterizuara); 

c) Diploma  e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, dublikatë ose e noterizuar);

d) Dëftesa e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinale, dublikatë ose e noterizuar);

e) Kopjen e letërnjoftimit;

f) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (linku) për konkurrim online përmes internetit është: http://apliko.uni-pr.edu;

g) Dëshmia mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit. Lista e institucioneve parauniversitare të licencuara në vend, sigurohet në MASHTI nga Administrata Qendrore e UP-së (nëse kandidatët nuk mund ta sigurojnë këtë dëshmi gjatë periudhës së aplikimit online, atëherë dëshmia mund të dorëzohet me rastin e aplikimit fizik).

 

Provimi pranuese në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, mbahet me datë 21.7.2023 në ora 9:00.


Vërejtje:
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të kenë me vete letërnjoftimin, pa të cilin nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. 
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!

 

  • Shpallja e rezultateve PRELIMINARE e provimit pranues ne FIEK do të bëhet, më së voni deri më datë 25.7.2023, në ora 16:00.
  • Kandidatët të cilët sipas rezultatit PRELIMINARE renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ANKESË më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare (llogaritet edhe dita e shtunë), më së voni 27.7.2023 në ora 16:00.
  • Shpallja e rezultateve PËRFUNDIMTARE, më së voni deri më datë 28.7.2023, pas orës 16:00.

Suksese! #BëhuUP