Vendi i dytë në kategorinë “Diploma e Vitit” në Albanian ICT Awards

14 Qershor 2022
SHARE

Në 10 vjetorin e Albanian ICT Awards (https://ictawards.org/2021/albanian-ict-awards-shpall-fituesit-e-edicionit-te-10-te-jubilar/), në Tiranë, studentja e shkëlqyeshme e fakultetit tonë Rrezearta Thaqi u rendit në finale të kategorisë “Diploma e vitit”, ku konkurrojnë studentët nga hapësirat mbarë shqiptare me temat e tyre të diplomes nga fusha e ICT-së. Tema e saj e diplomes “Zhvillimi i një “Burp Extension” me ML për rritjen e sigurisë kibernetike në SEMS” nën mentorimin e Prof. Dr. Blerim Rexha ka marrë vlerësimet më të larta për shkrimin profesional dhe mbi të gjitha për kreativitetin e përdorimit të “Machine Learning” (ML) për të gjetur lëshimet e sigurisë. Tema e saj e diplomes u rendit e dyta ne në kategorinë “Diploma e Vitit”. Rezultatet e punimit të diplomes janë dërguar për publikim në revistën “Journal of Applied Security Research” .

Ky çmim, por edhe çmimet dhe vlerësimet nga vitet paraprake në Albanian ICT Awards janë dëshmi për punën e shkëlqyeshme dhe profesionale që bëhet nga studentët dhe stafi jonë.