Termokos do ti shpërndaj 15 bursa për studentët e Fakulteteve Teknike

28 Janar 2024
SHARE

Termokos do të ndaj nga 5 bursa për secilën njësi Akademike (5 FIEK, 5 FIM dhe 5 FIN), pra në total janë 15 bursa.

Të drejtë aplikimi kanë studentët që nuk janë përfitues të ndonjë bursë nga:

- MASHT,

- UP,

- Komunat etj.

Afati për aplikim është deri të Mërkurën,  01. 02. 2024.

Dokumentacioni dorëzohet tek Dekanati i njësive përkatëse (FIEK, FIM, FIN).

  • Kërkesë me shkrim
  • Certifikata e notave
  • Vërtetimi i studentit të rregullt
  • Deklarata personale e nënshkruar nga studenti që nuk ka bursë nga UP, MASHTI dhe Komuna.