Ftojmë hulumtuesit nga akademia, industria dhe studentët në Energjitë e Ripërtrishme dhe Teknologjitë e Mençura, për dërgim të punimeve shkencore në konferencën ndërkombëtare të IEEE me titull: “International Conference on Renewable Energies and Smart Technologies (REST-24)”, që do të mbahet më 27-28 qershor 2024 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prishtinë, Kosovë.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është deri më 15 prill 2024.
Linku i konferencës: https://ic-rest.com
Kjo konferencë është një platformë për studiuesit, inxhinierët dhe praktikuesit që të ndajnë njohuritë dhe idetë e tyre në lidhje me energjitë e ripërtritshme, duke përfshirë energjinë diellore, të erës, hidro, gjeotermale dhe të biomasës, dhe teknologjitë inteligjente si ruajtja e energjisë, rrjetet inteligjente (të dhënat, AI , IoT dhe shërbimet) dhe efikasitetin e energjisë.
Të gjitha punimet e pranuara do të publikohen në punimet e konferencës.
Versionet e zgjeruara të punimeve të pranuara në REST-24 do të kenë mundësi të botohen në numrat e veçantë të revistave të indeksuara ndërkombëtarisht si Elsevier: Energy Systems and Advances in Electrical Engineering, Electronics, and Energy.
Sinqerisht,
Komiteti Organizativ
FIEK & REST