Aplikimi për vizitë studimore në UMIT University, Tirol, Austri - nga studentët e vitit të parë në FIEK

19 Gusht 2022
SHARE

Ju informoj se me datën 15 dhe 16 Shtator 2022, do mbahet një trajnim për matematikë me aplikim në shkencat e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në UMIT University, Tirol, Austri.
Në këtë trajnim është paraparë të marrin pjesë 5 studentë nga viti i parë i studimeve në FIEK.
Këta 5 studentë qe do të përzgjidhen të marrin pjesë, ju mbulohen shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe qëndrimit në Austri nga projekti iTEM (Innovative Teaching Education in Mathematics) që financohet nga programi Erasmus+.
Studentet që shprehin interesim për te marr pjesë, ju lutem e plotësoni pyetësorin në linkun e mëposhtëm (më së largu të Shtunën me datë 20.08.2022 ora 23:00):

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfEDV8KLomI5_YG2EN-0mbtuB2RZFRdbxy8L9dOssTGR_63Sw/viewform?usp=sf_link

 

Studentët që do përzgjidhen pastaj do i japim informata shtesë rreth kësaj vizite studimore.