Thirrje për aplikim - vijimi i një semestri (baçelor) në Linnaeus University, Suedi

19 Shtator 2023
SHARE

Të nderuar studentë!

Në kuadër të projektit nga programi Erasmus+ HigherEducation Student and Staff Mobility 2023-2026 në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Linnaeus në Vaexjo (Suedi), fakulteti ynë (FIEK) ka mundësi të mbështes studentët e drejtimit Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike të mbarojnë një semester të studimeve baçelor në Universitetin Linnaeus, Suedi.

I ftojmë studentet e vitit të tretë - drejtimi Inxhinieri Kompjuterike dhe Softuerike të aplikojnë në këtë thirrje.

Në këtë fazë do të përzgjidhen 3 studentë. Përzgjedhja do të bëhet bazuar në suksesin e deritanishëm në studime.

Aplikimin (shprehjen e interesimit) e adresoni në e-mailin: [email protected]

Afati i aplikimit është deri me 25 shtator në ora 16:00.

Aplikimi pas këtij afati nuk merret parasysh!

Pas mbylljes se afatit për aplikim do te mbahet një sesion informues për studentët aplikues.