Njoftim mortor!

31 Janar 2024
SHARE

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më datë 31.01.2024, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Profesorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Hajdar Peci.

Profesor Hajdari ka dhënë një kontribut të çmuar në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" si mësimdhënës i Matematikës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. 

Që nga dita e parë e punës në Universitetin e Prishtinës, u dallua për profesionalizëm dhe për vullnet të pashoq, shumë i respektuar nga studentët dhe gjithë stafi akademik.

Në cilësinë e Dekanit të FIEK-ut, në emër të menaxhmentit, profesorëve, asistentëve, stafit të administratës dhe studentëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të profesorit. 

Profesor, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

 

Dekani i FIEK-ut

Prof. Dr. Isak Shabani