BURSA për studentët e nivelit master dhe të doktoratës

14 Prill 2023
SHARE

Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës, nga ky vit akademik, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe ata të doktoratës.

Ky vendim u mor nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 13 prill 2023 dhe i njëjti është propozuar edhe si pikë e veçantë veprimi në planin e punës të rektorit, prof. dr. Qerim Qerimi.

Ndarja e bursave është një lehtësi shtesë për studentët tanë, që synon stimulimin e kërkimit shkencor, ndërtimin e kapaciteteve kërkimore për të ardhmen dhe motivimin e tyre.

Për kriteret e konkursit dhe mënyrën e aplikimit, ju lutëm të klikoni konkurset më poshtë:

Konkursi për Master


Konkursi për Doktoratë

 

Aplikimi deri më 28.04.2023, përmes  https://SEMS.uni-pr.edu/  (studenti.uni-pr.edu

 

Nese gjatë aplikimit praqiten probleme eventuale teknike, studenti mund te beje kerkese permes SEMS-it ose te kontaktohet  [email protected]