Seminari i parë shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK)

28 Dhjetor 2020
SHARE

Qëllimi i këtij seminari shkencorë ishte që të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e studimeve dhe hulumtimeve që ofrohen në kuadër të FIEK, krijimin e urave lidhëse me shtetet dhe universitetet prestigjioze botërore gjë që është edhe një obligim kombëtar, për të mbështetur studimet e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si një  fushë shumë e rëndësishme, me prespektivë drejtë së ardhmës me interes të veçantë nacional, ku u paraqiten prezantime me vlera shkencore të vështruar nga një kënd global.Në kuadër të këtij seminari kanë prezantuar profesor, hulumtues dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë nga Japonia, Gjermania, Franca, Spanja, Zvicra, Norvegjia, Austria dhe Belgjika dhe është një nder që ju bë FIEK-ut, UP-së e veçanërisht Kosovës. Tematikat e prezantimeve ndërlidheshin me fushat e inxhinierisë kompjuterike, telekomunikacionit, automatikës/robotikës dhe energjisë në përgjithësi. 
Në cilësinë e Dekanit të FIEK dëshiroj të falënderoj me respektin më të thellë të gjithë pjesëmarrësit në këtë seminar shkencor dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë Seminar, ekipin organizativ, stafin e FIEK, Rektorin e UP-së, sponsorin Next Generation Networks, studiuesit nga Kosova dhe diaspora shqiptare, që për shumë dekada me punën e tyre, kanë kontribuar që fushat e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike të ndriçohen, avancohen, dhe që vlerat shqiptare të shfaqen globalisht dhe të komunikohen ndërmjet nesh dhe me botën në përgjithësi.
Prezantimet dhe materialet e seminarit shkencorë mund të i gjeni në Linku e seminarit:
https://sites.google.com/uni-pr.edu/fiek-seminari (kliko)