Mbajtja e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinjë në studimet baçelor për vitin akademik 2021/2022 në FIEK

03 Shtator 2021
SHARE

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" (FIEK), sot me datë 3 shtator 2021 u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet baçelor për vitin akademik 2021/2022.

Provimit pranues i janë nënshtruar 402 kandidatë. Organizimi i provimit është bërë duke respektuar masat e mbrojtjes kundër pandemisë COVID-19.FIEK i uron suksese kandidatëve që kanë aplikuar, për të u bërë pjesë e 3 programeve më bashkohore të studimeve në fushat e inxhinierisë.