Ofrimi i mobilitetit dhe trajnimeve profesionale për studentë e FIEK nga kompania “Ericsson Nikola Tesla d.d."

07 Korrik 2022
SHARE

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Fortesa Mujaj, Enes Hasani dhe Vullnet Laniku do të marrin pjesë në kampin veror gjatë periudhave kohore 11.07.2022-22.07.2022 dhe 29.08.2022-16.09.2022 për të u trajnur në fushat e Transformimit Digjital dhe përdorimit të Big Data në kompaninë “Ericsson Nikola Tesla” në Zagreb, Kroaci.


Ky bashkëpunim dhe procesi i përzgjedhjes së studentëve është bërë përmes menaxhmentit të Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike pranë Universitetit të Prishtinës dhe Ericsson Nikola Tesla d.d."  dega në Kosovë, bazuar në të dhënat e nxjerra nga sistemi elektronik i studentëve - SEMS (numri i kredive të akumuluara, numri i provimeve dhe nota mesatare)