Konferenca “Zhvillimi i ekosistemit të start-up-eve dhe inovacionit”

16 Maj 2023
SHARE

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike(FIEK) u mbajt konferenca “Finnish-Kosovar Conference on Developing Start-up and Innovation Ecosystem”, në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, dhe FIEK.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku: zyrtarët qeveritarë, ekspertë kosovarë, ekspertë finlandezë nga sektori i TIK-ut, industrisë kreative, stafin e FIEK dhe studentët si dhe palë të tjera të interesuara për të diskutuar mbi trendët aktuale të kësaj industrie dhe për të ndarë përvojat më të mira.

Përmes dy paneleve dhe diskutimit me audiencën, konferenca shqyrtojë idetë se si të përmirësohet më tej inovacioni dhe ekosistemi i start-up-eve në Kosovë.

 Në emër të FIEK Dekani Prof. Dr. Isak Shabani falënderon të gjithë arteret për kontributin e dhënë dhe pjesëmarrësit!