Organizimi i konferencës Finlandezo-Kosovare në FIEK me titull “Zhvillimi i ekosistemit të start-up-eve dhe inovacionit

15 Maj 2023
SHARE

Të martën me datë 16.04.2023 me fillim nga ora 9:00 në amfiteatrin 411 në FIEK, do të organizohet konferenca “Finnish-Kosovar Conference on Developing Start-up and Innovation Ecosystem” në bashkëpunim me Ambasadën e Finlandës në Kosovë, Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës (MINT), dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo ngjarje do të mbledhë së bashku stafin e FIEK, zyrtarë qeveritarë, ekspertë kosovarë dhe ekspertë finlandezë nga sektori i TIK-ut dhe industrisë kreative, si dhe palë të tjera të interesuara për të diskutuar mbi trendet aktuale të kësaj industrie dhe për të ndarë përvojat më të mira.  Përmes dy paneleve dhe diskutimit me audiencën, Konferenca do të shqyrtojë idetë se si të përmirësohet më tej inovacioni dhe ekosistemi i start-up-eve në Kosovë. Gjithashtu do të ketë një hapësirë të dedikuar për rrjetëzim në mes pjesëmarrësve.

Informacione shtesë rreth konferencës mund t'i gjeni në agjenden permes ketij linku (kliko) - AGENDA - Conference 16 may 2023